Telegrafi

Conte ia kthen Wengerit: Londra ka shumë skuadra

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se ka respekt për të gjitha klubet e Londrës pas deklaratave kontroverse të Arsene Wenger, që tha se në kryeqytetin anglez ka vetëm një klub.

Pas fjalëve nga Alexis Sanchez që kërkoi të luaj për skuadrën fituese në Londër, dolën thashetheme se me fitimin e Ligës Premier, Chelsea do të bënte një lëvizje për kilianin, por Wenger insistoi se ai nuk zemërohet pasi sipas tij ka “vetëm një ekip në Londër”.

Megjithatë, Conte, vendosi mos të reagoj ndaj ‘thumbave’ të Wenger gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes, në prag të përplasjes së kësaj fundjave me Crystal Palace.

Trajneri italian foli për respektin e tij për klubet e tjera me bazë në kryeqytet, veçanërisht në prag të një tjetër derbi të Londrës, atë ndaj Palacet.

“Unë nuk e di [se ka vetëm një ekip në Londër]”, ka thënë fillimisht Conte në konferencën për shtyp para ndeshjes me Crystal Palace.

“Në Londër, ka shumë ekipe”, transmeton Telegrafi.

“Për shembull, [të shtunën] ka një derbi kundër Crystal Palace. Më pëlqen të dëgjoj trajnerët e tjerë, por unë preferoj që të ketë një respekt të madh për të gjitha klubet”, përfundoi ish-trajneri i Juventusit. /Telegrafi/