Telegrafi

Çonte gruan në udhëtime, me paratë e Ministrisë

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshme të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Xhemal Gjunkshi, i cili renditet i dyti ne listën e Partisë Demokratike në Dibër, si kandidat për deputet, është paditur nga Ministria e Mbrojtjes në Gjykatën e Tiranës.

“Panorama” mëson se bëhet fjalë për një shumë prej 6600 euro, që është shpenzuar për bileta aeroplani nga bashkëshortja e Gjunkshit, por i përkisnin buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas padisë se paraqitur në gjykatë, kjo shumë e madhe, është keqpërdorur nga Gjunkshi në kohën kur mbante postin e shefit të përgjithshëm të shtabit të FA, për udhëtime jashtë vendit për bashkëshorten.