Telegrafi

Conte gati të largohet nga Chelsea, mendon kthimin në Serie A

Antonio Conte është i gatshëm të largohet nga Chelsea në fund të sezonit, pasi raportet i tij me klubin nuk u ngritën kurrë, por qëndruan gjithmonë të njëjta si në fillim, shkruan Sunday Times.

Gazeta angleze raporton se burimet pranë trajnerit italian kanë sinjalizuar interesimin e tij për të lënë Chelsean në fund të këtij sezoni.

Lexo po ashtu FIFA publikon tre trajnerët kandidat për më të mirin e vitit 2017 (Foto)

Sipas Sunday Times, kjo gatishmëri e Contes për tu larguar nga Blutë, i fton tërthorazi klubet kryesore të Serie A që të ofrojnë oferta për shërbimet e tij.

Është kapitulli i fundit në një situatë gjithnjë e tensionuar në Stamford Bridge, ku Conte fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin e tij të parë.

Ai ishte dukshëm i irrituar gjatë verës në mungesë të aktivitetit të transferimeve të kërkuara, duke humbur disa nga objektivat kryesore të klubeve të tjera, si Romelo Lukaku, i cili përfundoi te Manchester Unitedi.

Grinta e Contes gjatë humbjes së fundit në shtëpi nga Man City 

Conte ka protestuar gjithashtu se skuadra e tij është shumë e vogël nga numri i futbollistëve për të konkurruar në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Lexo po ashtu Conte e merr malli për Italinë, thotë se do të kthehet

Disfata e djeshme e 1-0 në shtëpi ndaj Manchester City do të ketë përkeqësuar edhe më shumë tensionin dhe javën e kaluar Conte pranoi se atij i mungonte Italia.

Opsionet për ish-trajnerin e kombëtares së Italisë dhe Juventusit do të jenë Milani ose Roma, pasi Interi është dorëzuar për të duke nënshkruar me  Luciano Spallettin. /Telegrafi/