Tashmë është bërë zyrtare se Antonio Conte do ta drejtojë Chelsean nga sezoni i ri dhe strategu italian ka folur për këtë ngjarje të rëndësishme në karrierën e tij.
“Mezi pres t’i takoj të gjithë te klubi dhe të nis sfidën e përditshme në Ligën Premier. Chelsea dhe futbolli anglez shikohen kudo, tifozët janë pasionantë dhe ambicia ime është që të kem sukses, t’i vazhdoj fitoret që i kam shijuar në Itali”.
“Jam i lumtur që tashmë e kemi bërë njoftimin, në mënyrë që gjithçka të jetë e qartë dhe t’u japim fund spekulimeve”.
“Do të vazhdoj të fokusohem në punën time me ekipin kombëtar të Italisë dhe do të rezervohem në bisedimet për Chelsean deri pas Evropianit”, ka deklaruar italiani.
Kujtojmë se para se të merrte drejtimin e Azzzurrëve, Conte i fitoi tri Scudetto radhazi me Juventusin. /Telegrafi/