Antonio Conte është deklaruar pas fitores 4-0 ndaj Lecces në xhiron e parë të Serie A-së.
Trajneri italiane ka thënë se është shumë i kënaqur nga paraqitja e skuadrës, sidomos nga ajo e Romelu Lukakut.
Sulmuesi belg që u transferua në këtë verë te Nerazzurët, debutoi me gol në Giuseppe Meazza, ndërsa strategu italian është shprehur i lumtur me paraqitjen e tij.
“Le të mos harrojmë që Lukaku kushtoi 65 milionë euro për t’u paguar gjatë pesë viteve, kështu që kur njerëzit flasin për para të mëdha, nuk ishin aq shumë,” ka thënë Conte.
“Sonte, Lukaku tregoi pse u përpoqëm kaq shumë ta firmosnim atë.”
Wanda Nara, gruaja dhe agjenti i sulmuesit Icardi, tha dje se ai do të vazhdojë me Interin.
“(Drejtori Beppe) Marotta dha përgjigjen. Unë mendoj se ai ishte shumë i qartë. Mund të them se jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës edhe pse duhet të përmirësohemi në disa aspekte”, ka thënë më tej italiani.
Interi në xhiron e dytë në Serie A do të udhëtoj te Cagliari, aty ku do të shpresojë të vazhdojë me fitore. /Telegrafi/
debut goal for Lukaku. look how hyped they are for him. 👌🏾👌🏾 https://t.co/gibIi0EMET
— amadí (@amadoit__) August 26, 2019