Telegrafi

Conte: Fitorja ndaj Middlesbrough një hap para drejt titullit

Getty Images

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka folur pas fitores ndaj Middlesbrough, ku është shprehur i lumtur.

Tekniku italian është vetëdijshëm që titulli tani është në dorën e tyre dhe mungon vetëm edhe një fitore për ta festuar.

“Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për ne, mbi të gjitha pas humbjes së Tottenhamit. Tani jemi shtatë pikë nga Spurs dhe më të vërtetë ishte e rëndësishme të fitojmë sonte”.

“Është një hap i mirë drejt fitimit të titullit, ishte një përgjigjeje ndaj Tottenhamit, që në 10 ndeshjet e fundit ka fituar nëntë. Kemi treguar se kemi dëshirë për të fituar këtë sezon, jemi afër, por mungon edhe një hap për titullin”.

“Fabregas? Është përmirësuar shumë këtë sezon, jam i lumtur për atë sepse ky kampionat nuk ishte i lehtë për Cesc”.

“Na mungon një fitore për të festuar, tani duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme ndaj WBA. Kemi mundësinë të fitojmë titullin pa luajtur ndaj Tottenham, nuk do të jetë lehtë kundër WBA-së, por jemi duke kaluar në një formë të mirë”, ka thënë Conte. /Telegrafi/