Antonio Conte ka thënë se ata kanë zhvilluar një ndeshje të mirë edhe pse humbën 2-1, por nuk mund të krahasohen ende me Juventusin.
Nerazzurët fituan gjashtë nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, por ecurisë së tyre të mirë u dha fund Zonja e Vjetër që i mposhti sonte në Giuseppe Meazz me golat e shënuara nga Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.
“Mendoj se ne e paguajtëm çmimin në momentin që Sensi u lëndua dhe e humbën rrugën tonë. Ne nuk e filluam pjesën e dytë mirë, por ishte një lojë e balancuar ndaj një skuadre që mund të shënojë në çdo moment”, ka thënë Conte pas ndeshjes.
“Juventusi e mori golin dhe na tregoi të gjithëve për artilerinë që e posedon në sulm. Nuk mund të ankohem për lojtarët, por që kam thënë gjithmonë, ne duhet të punojmë që të arrijmë nivelin e Juventusit dhe fitojmë më shumë eksperiencë”.
“Ne duhet të zhvillohemi më shumë si skuadër dhe të krijojmë më shumë mundësi për gol edhe pse sonte ato nuk munguan, por eksperienca dhe klubi i madh e bën dallimin”, ka shtuar më tej trajneri i zi e kaltërve.
Interi aktualisht është në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa në xhiron e nëntë takohet me Sassuolon. /Telegrafi/