Mediat kiliane shkruajnë se Antonio Conte e dëshiron një ribashkim me mesfushorin e Interit, Arturo Vidal në Tottenham.
Dyshja punuan shumë mirë së bashku në Juventus gjatë ecurisë fillestare të titujve të Serie A nga viti 2011 deri në largimin e kilianit për në Bayern Munich në vitin 2015.
Pas aventurave të tij në Gjermani dhe me Barcelonën, Vidal u transferua te Interi si lojtar i lirë në shtator të vitit 2020 me kërkesë specifike të Contes.
Sipas mediumit La Tercera në Kili, mund të ketë një bashkim të tretë mes trajnerit dhe mesfushorit në Tottenham.
Kontrata e lojtarit me klubin nga San Siro do të skadojë në fund të sezonit aktual dhe paga e tij konsiderohet një peshë e madhe në financat e Interit.
Vidal dëshiron më shumë kohë minuta për të luajtur, pasi ka bërë 16 paraqitje për Nerazzurrët këtë sezon, por ka luajtur vetëm 504 minuta futboll.
Sidoqoftë, ai ka kontribuar me dy gola dhe tre asistime mes Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Flamengo gjithashtu ka qenë i lidhur me lojtarin, por Vidal do të preferonte të qëndronte në Evropë dhe është i intriguar nga një përvojë në Ligën Premier. /Telegrafi/