Telegrafi

Conte e mendon ribashkimin me Cahillin

Gary Cahill (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte do të jetë shumë i zënë në këtë verë për ta ndërtuar skuadrën e tij te Interi, derisa po mendon të ribashkohet me Gary Cahillin.

Mbrojtësi anglez do të largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar, pasi që nuk është më në planet e klubit, andaj Nerazzurët e duan transferimin e tij.

Sipas Sportmediaset, Conte ka kërkuar nga Interi që ta transferojë Gary Cahillin në këtë verë, si mbështetje e Stefan De Vrij dhe Milan Skriniarit.

Antonio Conte dhe Gary Cahill (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

33-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës italiane si transferim i lirë, derisa kontrata e tij me Chelsean skadon në fund të këtij muaji.

Lexo po ashtu Pesë futbollistët që Conte i dëshiron te Interi, secili më i mirë se tjetri

Cahill kishte vuajtur nën urdhrat e Sarrit duke qëndruar më shumë në bankën rezervë, andaj shpreson që të transferohet te Interi.

Anglezi mund të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me klubin italian, ndërsa nën urdhrat e Antonio Contes në Stamford Bridge kishte luajtur standard. /Telegrafi/