Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka zbuluar se John Terry është i gatshëm për ndeshjen ndaj West Ham Unitedit.
Tekniku italian pritet të luajë me legjendën e Bluve nga minuta e parë.
Takimi do të jetë në kuadër të EFL Cup dhe favorit janë skuadra e Contes edhe pse janë mysafirë.
Vlen të theksohet se Chelsa ka tre fitore në tre ndeshjet e fundit në Ligën Premier dhe renditen në vendin e katër me 19 pikë, një më pak se Manchester City në vendin e parë. /Telegrafi/