Telegrafi

Conte e kërkon yllin e Monacos

Skuadra franceze, Monaco pa dyshim që ka shkëlqyer më së shumti këtë edicion në top pesë ligat evropiane.

Ekipi bardh e kuq janë në krye të Ligue 1 me ndeshje fantastike këtë edicion ku shpesh herë kanë fituar me goleada.

Por meritë e sukseseve ka edhe mbrojtja stabile dhe anësorët.

Djibril Sidibe është mbrojtësi i djathtë që ka shkëlqyer këtë edicion me bardh e kuqtë.

Mbrojtësi i djathtë ka qenë tejet efektivë edhe në fazën e sulmit, duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar pesë asistime në të gjitha garat.

Kësisoj për lojtarin, në garë është futur gjiganti anglez Chelsea që e dëshiron në verë.

Sipas medieve franceze, Antonio Conte është i gatshëm të shpenzojë rreth 30 milionë euro për transferimin e 24-vjeçarit në Londër. /Telegrafi/