Telegrafi

Conte e do Kanten, Tottenhami gati ta ‘rrëmbejë’ francezin

Tottenham Hotspur po përgatit një lëvizje për transferimin e mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante, si lojtar të lirë.

Kante përfundon kontratën me Chelsean në qershor dhe bisedimet për një marrëveshje të re nuk do të fillojnë derisa ai të jetë rikuperuar nga operacioni në kofshë.

Ndërkohë, francezit nuk i mungojnë klubet kërkuese nga brenda Anglisë dhe jashtë vendit, në kampionate elitare.

Paris Saint-Germain dhe Barcelona janë dy klubet më të interesuara për francezin, ndërsa tani ka interesim edhe nga Liga Premier.

Sipas mediumit Revelo, garës për transferimin e Kantes si lojtar i lirë i është bashkuar edhe Tottenhami i Atonio Contes.

Conte ka qenë prej kohësh një tifoz i ish-lojtarit të tij te Chelsea dhe do të mirëpriste një ribashkim verën e ardhshme. /Telegrafi/