Antonio Conte është trajneri i ri i Interit, ku do ta drejtoj gjigantin italian në edicionin e ardhshëm.
Ish-trajneri i Chelseat dhe Juventusit do të synojë ta bëjë Interin një skuadër konkurruese për të fituar trofe në Itali dhe në Evropë.
Mediat italiane kanë raportuar se dëshira e parë e Contes te Interi është mesfushori i Romës, Loreno Pellegrini.
23-vjeçari ka një klauzolë largimi prej vetëm 30 milionë euro dhe Roma po punon për rinovimin e kontratës që t’ia heqë klauzolën.
Inter është gati ta paguajë klauzolën e tij, por nuk do të jetë e lehtë ta bindin lojtarin që shihet si pasardhës i Daniele De Rossit.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe Manchester United dhe kampioni në fuqi i Italisë, Juventus. /Telegrafi/