Site icon Telegrafi

Conte e dëshiron Giroudin te Interi

Olivier Giroud po e mendon largimin nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit, pasi nuk po ka shumë hapësirë.

Sulmuesi francez kishte filluar ta rrëmbente pozitën e sulmuesit kryesor te The Blues, mirëpo me ardhjen e Frank Lampardit gjërat kanë ndryshuar.

Sipas eFotbal, Antonio Conte e dëshiron ribashkimin me Giroudn, pasi që të dy ishin në Stamford Bridge së bashku.

Trajneri italian e dëshiron transferimin e kampionit të botës si zëvendësues i Romelu Lukakut në rast se lëndohet.

Lexo po ashtu Conte: Jam me fat që kam lojtarë shumë të mirë dhe të disiplinuar

Kontrata e francezit përfundon në fund të këtij sezoni dhe duket se Lampard nuk e dëshiron atë në skuadër.

Tammy Abraham është bërë zgjedhja e parë e trajnerit të skuadrës londineze, andaj Giroud nuk ka vend te Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version