Antonio Conte ka gjetur mesfushorin e duhur për edicionin e ardhshëm dhe ai është portugezi William Carvalho.
Mesfushori portugez befasoi të gjithë kur në vitin 2018 vendosi të transferohet në La Liga te Real Betis, edhe pse kërkohej nga skuadra më të mëdha.
28-vjeçari megjithatë ka bërë paraqitje shumë të mira me klubin spanjoll dhe ka zgjuar interesimin e Interit.
Trajneri i Interit, Antonio Conte e pëlqen shumë futbollistin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.
Interi është gati t’ia plotësojë këtë kërkesë Contes, pasi kartoni i lojtarit nuk vlen edhe aq shumë.
Betis është gati ta lë të lirë lojtarin për shumën e 20 milionë eurove, ndërsa nga kjo pagesë 25 për qind do t’i shkojnë Sporting Lisbonës.
Gjithsesi Neroazzurët për ta transferuar Carvalhon duhet ta mposhtin konkurrencën e dy skuadrave angleze Wolverhampton Wanderers dhe Leicester City. /Telegrafi/