Telegrafi

Conte e Chelsea lëvizin për Vidalin

Chelsea është duke menduar që të bëjë ofertë për mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal.

Kiliani nuk është duke kaluar mirë në aventurën e re gjermane edhe pse në ndeshjen e fundit ishte vendimtar.

Kiliani pëlqehet shumë për lojën e tij nga trajneri Antonio Conte, i cili e solli në këtë nivel të lartë sa ishin bashkë të Juventusit

Conte pritet të bëjë revolucion te Chelsea me shumë largime dhe afrime në skuadër. /Telegrafi/