Site icon Telegrafi

Conte e do Bonuccin me çdo kusht

Trajneri i Azzurrëve, Antonio Conte, pritet ta zëvendësojë mbrojtësin John Terry me atë të Juventusit, Leonardo Bonucci.

Marrëveshja në mes trajnerit italian dhe pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, do të bëhet në të ardhmen e afërt, por kjo nuk e ka penguar trajnerin që të kërkojë përforcime.

Sipas Tuttomercatoweb, Conte në plan të parë e ka Bonuccin e Juventusit. Italiani pritet ta zëvendësojë Terryn, që ende nuk e ka rinovuar kontratën.

Për Bonuccin ka kërkesa edhe nga Manchester City i Pep Guardiolas.

Klubet angleze mund të mbesin duarthatë pasi lojtari mund të rinovojë me Juventusin me një rritje page. /Telegrafi/

Exit mobile version