Telegrafi

Conte: E bëmë Shakhtarin të dukej skuadër mesatare

(Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte thotë se Interi bëri që Shakhtar Donetsku të duket skuadër mesatare pas triumfit prej 5-0 në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Trajneri i Nerazzurrëve është zotuar se skuadra e tij do të mahnitë edhe në finalen e madhe kundër Sevillas.

“Mendoj se arritëm në finale duke luajtur ndaj një skuadre që e bëmë të dukej më pak e fortë sesa ishte në të vërtete, por Shakhtari ka shumë talentë dhe ne i ndalëm duke luajtur me presion në gjithë fushën”.

(Foto: Sascha Steinbach/Pool via Getty Images/Guliver)

“Luajtëm me kurajë, patëm planin e duhur, zhvilluam një ndeshje shumë evropiane në mënyrën e duhur dhe lojtarët janë meritorë. Ishte një super paraqitje dhe e bëmë Shakhtarin të dukej një skuadër mesatare”.

Lexo po ashtu Interi demolon Shakhtarin, luan ndaj Sevillës në finale e Ligës së Evropës

“Tash duhet të pushojmë, të rikuperohemi dhe të përpiqemi t’u japim kënaqësi tifozëve të Interit, të cilët mendoj se do të jenë krenarë me këta djem, sepse po e japin zemrën dhe shpirtin”, ka deklaruar Conte për Sky Sport Italia. /Telegrafi/