Telegrafi

Conte e do Baillyn te Tottenhami

Trajneri i Tottenham Hotspurs, Antonio Conte e ka etiketuar mbrojtësin e Manchester Unitedit, Eric Bailly si njërin nga përforcimet e ardhme për ekipin e tij.

Conte po synon ta përforcoj ekipin e tij dhe ta bëjë gati për skemat e tij dhe luftën për trofe në Angli dhe Evropë.

Italiani tashmë ka etiketuar njërin nga përforcimet e para që do t’i bëjë te klubi londinez.

Sipas faqes Transfer Window Podcast, trajneri i Tottenhamit është i etur për një lëvizje për mbrojtësin e Unitedit, Bailly.

Conte ishte i prirur të nënshkruante Baillyn gjatë kohës sa ishte te Interi dhe ende e vlerëson lartë qendërmbrojtësin e Bregut të Fildishtë dhe dëshiron ta sjellë atë te Spurs.

Bailly ka qenë më shumë si zgjedhje e tretë dhe katërt në Old Trafford, megjithëse situata e tij mund të ndryshojë pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer. /Telegrafi/