Site icon Telegrafi

Conte: Duhet të flasim pak dhe të vazhdojmë të punojmë shumë

Foto: Inter.it

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur pas fitores 1-3 ndaj Cagliarit, e cila erdhi pas një ndeshje të mirë, por me shumë vështirësi.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi, përkundër se zikaltrit kishin shumë raste për gol. Por, ishte portieri Alessio Cragno që bëri tetë pritje në këtë takim.

Conte e lavdëroi portierin kundërshtar, por edhe lojtarin që shënoi golin e vetëm për vendasit në këtë takim, duke thënë se ishte një euro gol që i dha pak mundësi Samir Handanovic të intervenonte.

51-vjeçari tha se duhet pak fjalë dhe shumë punë. Në fund lavdëroi edhe Nicolo Barellan, i cili në këtë ndeshje shënoi golin e parë në takim, por tha se lojtari duhet të ketë kujdes me energjinë e madhe që e ka. /Telegrafi/

 

Exit mobile version