Kupa FA do të vë përballë Chelsean dhe Manchester Unitedin në një ndeshje të madhe që zhvillohet të shtunën.
Në prag të kësaj ndeshje ka folur Antonio Conte, që ka kërkuar nga lojtarët ta mbyllin sezonin me trofe, ndërsa ka shtuar se nuk e di të ardhmen.
“Ndeshja e fundit me Chelsean? Për këtë sezon patjetër që po. Gjithsesi për të ardhmen nuk di të them, pasi kam edhe një vit kontratë me Chelsean ende”.
“Kemi kaluar një sezon me rezultate aspak pozitive dhe do të doja që ta mbyllnim vitin me trofe, ndaj pres të marrim më të mirën nesër”.
Ai foli edhe për marrëdhëniet me Jose Mourinhon që i cilësoi normale dhe se do të përshëndetet më të pas ndeshjes.
“Me Mourinhon kemi një marrëdhënie normale dhe nesër do të shtrëngojmë duart para ndeshjes, sepse më pas do të përqendrohemi te fusha e lojës, për të orientuar skuadrat tona”, ka thënë Conte.
Ndeshja do të fillojë në ora 18:15 dhe do të zhvillohet në Wembley. /Telegrafi/