Telegrafi

Conte dhe mbrojtja e tij me tre: gjashtë ndeshje, 18 pikë, 17 gola të shënuar dhe asnjë i pranuar

Pas fitores 0-1 ndaj Middlesbrougt tashmë Liga Premier ka një lider të ti dhe ai është Chelsea.

Humbën 1-2 në Stamford Bridge kundër Liverpoolit dhe 3-0 në Emirates Stadium kundër Arsenalit, por kjo nuk ndali Blutë të besojnë tek sukseset.

Antonio Conte ndërroi gjithçka, modifikoi mbrojtjen dhe që nga atë herë nuk kanë të ndalur sukseset.

Në gjashtë ndeshjet e fundit Chelsea ka gjashtë fitore, por e bukura është që nuk ka pranuar asnjë gol dhe ka shënuar 17.

Duket se 3-4-2-1 dhe 3-4-3 është tashmë formula e konfirmuar e suksesit e londinezëve. /Telegrafi/