Antonio Conte dhe lojtarët e Interit refuzuan të flasin para mediave pas barazimit 1-1 me Cagliarin.
Nerazzurrët nuk arritën ta fitojnë ndeshjen ndaj Cagliarit edhe përkundër epërsisë së dhënë nga Lautaro Martinez, pasi Radja Nainggolan barazoi shifrat.
Ky ishte barazimi i tretë radhazi për Interin, i cili mbetet tri pikë pas Juventusit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Martinez u ndëshkua me të kuq nga gjyqtari pas një kundërshtari, duke i bërtitur në fytyrë gjyqtarit.
Argjentinasin tani mund të presë një dënim prej dy ose tre ndeshjeve, veçanërisht pasi ai vazhdoi protestat e tij të furishme kur përfundimisht u largua nga fusha.
Conte dhe anëtarët e stafit të Interit gjithashtu ndoqën gjyqtarët e ndeshjes pas bilbilit përfundimtar dhe pati skena të zjarrta mes tyre.
Pas ndeshjes, as trajneri dhe as lojtarët e Interit nuk kanë pranuar të flasin për media. /Telegrafi/