Telegrafi

Conte dhe Agnelli shpëtojnë pa dënime pas polemikave në ndeshjen Juventus-Inter

Komisioni Disiplinor nuk ka ndëshkuar trajnerin e Interit, Antonio Conte dhe Presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli.

Ndeshja kthyese gjysmëfinale mes Juventusit dhe Interit në Coppa Italia prodhoi shumë tension.

Trajneri i Interit, Conte dhe presidenti i Juventusit, Angelli, ishin dy nga protagonistët kryesorë, ku shkëmbyen edhe të shara dhe gjeste ndaj njëri-tjetrit.

Lexo po ashtu Tensione pas ndeshjes Juventus – Inter, presidenti i bardhezinjëve Andrea Agnelli ofendon trajnerin Antonio Conte

Megjithatë, gjyqtari Maurizio Mariani nuk ka përmendur Conten dhe Agnellin në raportin e tij, madje as Lele Orialin apo Fabio Paraticin, dy protagonistët e tjerë të polemikave gjatë Juventus-Inter këtë javë.

Prandaj Gjykatësi Sportiv nuk ka sanksionuar as Conten dhe as Agnellin.

Lexo po ashtu Conte ua tregoi gishtin e mesit drejtorëve të Juventusit

Por, Il Corriere dello Sport thekson se materiali nga ndeshja – video dhe audio – mund të shqyrtohet nga Prokuroria dhe të çojë në një seancë dëgjimore.

Tuttomercatoëeb thekson dy rregulla që mund të jenë vendimtare për protagonistët në polemikat e së martës. /Telegrafi/