Telegrafi

Conte dëshiron yllin e Genoas te Chelsea

Mesfushori uruguaian, Diego Laxalt është në mesin e atyre që trajneri i Chelsat, do të donë ta marrë në Stamford Bridge në janar, por Genoa nuk do të diskutojë një marrëveshje deri në verë.

Sipas agjentit të mesfushorit të Genoas, Vincenzo D’Ippolito, Chelsea dëshiron ta marrë Laxaltin gjatë janarit, por Blutë do të jenë të detyruar të presin deri në verën e ardhshme para se bisedimet e transferimit mund të hapen.

“Genoa beson në të, por ata janë gjithmonë të hapur për të shitur lojtarët e tyre për ofertën e duhur. Ai nuk do të largohet në janar, por klubi patjetër do të dëgjojë ofertat në fund të sezonit”, ka thënë agjenti D’Ippolito për Calciomercato.

Lexo po ashtu Conte mohon interesimin e Chelseat për Sanchezin

“Ka shumë klube që e kanë ndjekur atë. Fiorentina kanë shikuar atë për një kohë shumë të gjatë, ata gjithashtu donin të nënshkruanit me atë verën e kaluar, por ka edhe kërkesa nga Liga Premier”, përcjell Telegrafi.

“Conte ka qenë në kërkim të Laxalt kur ai ishte në Itali dhe ai dëshiron që edhe tani ta marrë Laxaltin te Chelsea”, përfundoi agjenti i mesfushorit uruguaian. /Telegrafi/