Site icon Telegrafi

Conte dëshiron t’i shes Luizin dhe Batshuayin për të financuar tri përforcime të janarit

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është i përgatitur për të arkëtuar para këtë muaj me shitjen e David Luizit dhe Michy Batshuayit.

Sipas mediumit britanik The Times, të dy lojtarët janë në dispozicion për shitje pasi klubi dëshiron t’i financojë përforcimet, me Conten që thuhet se është duke kërkuar për një mbrojtës të majtë, një qendërmbrojtës dhe një sulmues të ri.

Dy prej tyre do të jenë për të zëvendësuar Luizin dhe Batshuayin, të cilët Conte i ka konsideruar të parëndësishëm për skemat e tij.

Luiz dhe Batshuayi nuk preferohen më nga Conte!

Mbrojtësi brazilian, Luiz është lidhur me Arsenalin, Real Madridin, Juventusin dhe Milanin.

Ndërkohë, Batshuayi nuk ka gjetur rrugën e tij në librat e mirë të Contes dhe ende nuk ka ndonjë ofertë të hapur për shërbimet e tij.

Luiz dhe Batshuayi gjatë një dueli në stërvitje..

Nuk është e qartë se kush është në listën e ngushtë të Contes, edhe pse mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro, vazhdon të jetë i lidhur me një lëvizje në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Chelsea mendon lëvizjen shokuese për Carrollin

Sulmuesi i West Hamit, Andy Carroll, sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Leon Bailey dhe ai Crystal Palacet, Wilfried Zaha shihen si emra për vijën sulmuese.

Ndërsa, për qendrën e mbrojtës emri më i përfolur është kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci. /Telegrafi/

Exit mobile version