Site icon Telegrafi

Conte dëshiron qëndrimin te Chelsea, mendon edhe për transferime

Antonio Conte (Getty Images)

Antonio Conte dëshiron të qëndrojë me Chelsean edhe për sezonin e ardhshëm – dhe tashmë po planifikon për transferime të reja gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas mediumit italian RAI Sport, menaxheri i Bluve synon të përmbushë vitin e fundit të kontratës së tij në Chelsea.

Por, Conte ka gjithashtu plane për të forcuar skuadrën e tij me emra të rinj.

Lexo po ashtu Conte: Nuk largohem nga Chelsea, Vialli gënjen

Trajneri italian mendon të përforcojë krahut e majtë të mbrojtjes dhe aty garën thuhet se është duke e kryesuar Juan Bernat i Bayern Munich, por pëlqehet edhe Alex Sandro i Juventusit.

Juan Bernat (Getty Images)

Kjo pasi Chelseat janë pajtuar me dëshirën e Marcos Alonso, i cili pas formës së mirë kërkon të kthehet në Spanjë.

Aty e presin dy skuadrat më të mëdha, Real Madridi dhe Barcelona, të cilët thuhet se tashmë veçse janë në kontakt me përfaqësuesit e tij.

Lexo po ashtu Allegri në bisedime të avancuara me Chelsean, ia propozon edhe tre futbollistë të Juventusit për t'i transferuar

Me Emerson Palmeiri i gatshëm të rritet për të zëvendësuar Alonso, Conte ka rekomanduar nënshkrimin e Bernat si mbulesë për reprezentuesin brazilian.

Megjithatë, e ardhmja e Contes është prapë në dyshim pas puna e tij është lidhur tashmë me emra si Massimiliano Allegrit, Luis Enrique, por edhe Laurent Blanc. /Telegrafi/

Exit mobile version