Trajneri i ardhshëm i Chelseat, Antonio Conte kërkon një sulmues të klasit të lartë për sezonin e ardhshëm.
Tekniku italian sezonin e ardhshëm do të drejtoj “Blutë” e Londrës, dhe tashmë Conte është duke menduar për përforcimet që i duhen skuadrës së tij.
Sipas mediave angleze, në listën e Contes gjenden Alvaro Morata (Juventus), Gonzalo Higuain (Napoli) dhe Romelu Lukaku (Everton).
Por siç shkruajnë mediat në ishull, strategu italian është i fokusuar tek Morata dhe Higuain. /Telegrafi/