Antonio Conte ka folur fjalët më të mira për trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger.
Arsenali ka humbur në ndeshjen e parë të 1/16-të së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut me rezultat 5-1 dhe kjo humbje ka bërë që trajneri francez të kritikohet shumë për paraqitjen e skuadrës.
Megjithatë, trajneri i ekipit rival, Conte i Chelseat, i ka dal në mbrojtje Wengerit duke e cilësuar atë si ndër më të mirët në botë, përcjell Telegrafi.
“Unë kam respekt të madh për Arsene Wenger, ai është një nga më të mirët në botë”, ka thënë fillimisht Conte.
“Mos harroni punën që ai ka bërë deri më tani”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/