Telegrafi

Conte çmend anglezët me formacionin dhe blerjet

Antonio Conte, pas suksesit të Leicester nën drejtimin e Caludio Ranierit në Ligën Premier me skemën 4-4-2, ka vendosur se edhe Chelsea i tij do të luajë me të njëjtin modul, por me një ndryshim të vogël.

Chelsea do të luajë 4-2-4. Një zgjidhje kjo që do të gëzojë shumë presidentin Roman Abramovich, të cili nuk i pëlqen loja defanzive.

Plani i Contes është zbuluar nga e përditshmja angleze Mirror, që ka bërë edhe një sondazh online ku ka kërkuar mendimin e lexuesve për skemën që duhet të përdorin “Blutë”.

Dhe, me sa duket, moduli 4-2-4 pëlqehet nga të gjithë: 28% të tifozëve mendojnë se është zgjidhja më e përshtatshme, kundër 22% që preferojnë atë 4-3-3 dhe 20% që duan të vazhdojnë me 4-4-2.

Skema më pak e pëlqyer është ajo 3-5-2, e cila përdoret nga Conte te kombëtarja e Italisë dhe që mendohej se trajneri do ta eksportonte në kampionatin anglez, transmeton Telesport.

“Conte beson se mënyra e lojës në kampionatin anglez i përshtatet plotësisht idesë së tij taktike”, me trajnerin italian që ka ndërmend ta bëjë akoma më sulmuese duke aktivizuar katër sulmues, të cilët do të kenë edhe detyra mbrojtëse kur topi të jetë në zotërimin e kundërshtarit.

Për të luajtur me këtë formacion Chelsea pritet ta shes Eden Hazardin dhe Diego Costan.

Synimi kryesor është Antoine Griezmann, ndërsa për mesfushë Radja Nainggolan.

Emrat e tjerë të listës janë Leoanrdo Bonucci dhe Javier Pastore i PSG, pa harruar se nga Parisi mund të merret edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili nuk do të ishte aspak kundër një transferimi në Londër.