Telegrafi

Conte: Barella mund të qëndrojë të Interi për dhjetë vite, ka karakteristika që i kisha unë si futbollist

Trajneri i Interit, Antonio Conte beson se Nicolo Barella është një lojtar që do të qëndrojë në klub për të paktën dhjetë vite. 

Trajneri në konferencë për shtyp para ndeshjes me Lazio, foli edhe për transferimin e kësaj vere Barellan.

​”Nicolo është një lojtar i rëndësishëm, të them të drejtën ngjan me mua kur isha futbollist”.

Nicolo Barella te Interi. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ai është një djalë që rrezaton energji nga të gjitha poret, do të duhet të jemi të saktë në kanalizimin e energjisë aty ku duam”.

“Shumë herë ka humbje energjie, por ne po flasim për një djalë që ka potencial të madh, punon dhe është i disponueshëm”.

Antonio Conte te Interi. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Ai donte të luante për Interin dhe janë të gjithë përbërësit që ai dot ë qëndrojë gjatë në klub”, ka thënë Conte. /Telegrafi/