Site icon Telegrafi

Conte arrin marrëveshje me Interin edhe për pagën

Në mediat italiane e shohin si të kryer punën e Antonio Contes, ku thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin e Interit dhe largimi nga Chelsea do të ndodhin në vitin e ardhshëm.

Sipas Tuttosport, Nerazzurrët që udhëhiqen nga Suning Group i kanë bërë ofertë trajnerit prej 15 milionë euro në katër vite.

Italiani e ka pranuar ofertën pasi ajo më e hershmja ishte 11 milionë euro.

Burime brenda Suning bëjnë me dije se klubi i Interit ka filluar negociatat me pronarin e Chelseat, Roman Abramovich, për ta liruar trajnerin.

Conte është 10 pikë para vendit të dytë në Ligën Premier, ndërsa Inter gjendet në vendin e gjashtë në Serie A.

Trajneri aktual i Interit është Stefano Pioli, i cili pasoi të larguarin Frank De Boer. /Telegrafi/

Exit mobile version