Telegrafi

Conte admiron karrierën e Wengerit te Arsenali

Antonio Conte ka folur fjalët më të mira për homologun e tij, Arsene Wenger, për të cilin ka respekt të madh për karrierën e tij.

Chelsea dhe Arsenali do të ndeshen nesër në derbin e Londrës, në kuadër të javës së gjashtë të Ligës Premier dhe ky do të jetë derbi i parë i Antonio Contes përball francezit, Arsene Wenger, për të cilin ka shumë respekt‌.

“Arsenal kanë një histori të mirë, ata janë një ekip i rëndësishëm. Mendoj se Wenger është duke bërë një punë të mirë. Është fantastike që dikush të qëndrojë në një klub për 20 vjet”, tha Conte përpara ndeshjes së tij të parë kundër Arsenalit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ky është formacioni më i mirë në karrierën e Wengerit te Arsenali (Foto)

“Ndonjëherë mendoj se është e rëndësishme për menaxherët të dinë se ai nuk duhet gjithmonë të fitojë, por edhe të humb ose barazoj”.

“Ndonjëherë nëse gjykon vetëm për fitore, ju bëni një gabim të madh dhe ju paguani për këtë në të ardhmen”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/