Telegrafi

Conor McGregor tregon se si LeBron James ia ndryshoi pikëpamjen për jetën

Conor McGregor (Foto by Isaac Brekken/Getty Images/Guliver)

Para ballafaqimit të parë pas humbjes kundër Khabib Nurmagomedovit në muajin tetor, Conor McGregor dha një intervistë të gjerë.

Irlandezi, ndër të tjera, zbuloi në hollësi se si i ndryshoi karriera dhe pikëpamja për jetën në saje të basketbollistit të Los Angeles Lakers.

E gjithë kjo në saje të LeBron Jamesit, i cili e frymëzoi atë që të fillonte të investonte në vetvete.

LeBron James (Foto by Robert Laberge/Getty Images/Guliver)

“Për një kohë të gjatë, në vitet e kaluara, kur fillova të fitoja para të majme, u mahnitën nga gjërat materiale. Kam kuptuar se kam shpenzuar kohën në botën materiale, jo për vete dhe trupin tim”, tha 30-vjeçari irlandez i MMA-së dhe shtoi se tani është plotësisht i angazhuar në përgatitjen e mendjes dhe trupit”.

“Kam lexuar se LeBron James shpenzon një milion dollarë në vit për veten – fizioterapeutët, masazherët, nutricionistët. Por, deri atëherë nuk kam investuar asgjë në vetvete pasi kam qenë i motivuar. Përkushtimi im ra, por kam filluar gjithçka të kuptoj më mirë dhe tani jam në një situatë më të mirë”, tha McGregor. /Telegrafi/