Conor McGregor ka treguar arsyet se përse vendosi që të pensionohet për herë të tretë në karrierën e tij nga UFC.
Ish-kampioni i peshave të lehta në MMA u pensionua nga sporti i arteve marciale të përziera, derisa kishte shijuar një fitore në këtë fillim vit.
Për 40 sekonda, irlandezi kishte arritur të mposhte Donald Cerronen, derisa coronavirusi kishte ndaluar planet e tij që të zhvillonte një tjetër përballje.
“Jam disi i bezdisur nga kjo lojë”, ka thënë ai për ESPN. “Jam këtu që të shikojë luftërat. Kam shikuar shfaqjet e kaluara, përballjen Woodley – Burns. Nuk jam më i entuziazmuar”.
“Nuk e di nëse s’është turma, nuk e di çfarë është, por nuk më ngjallë emocion. Sporti nuk më ngjallë më emocion, kjo është e gjitha”.
“Qëndroja duke kërkuar kundërshtar, duke shikuar përballje dhe tani asgjë nuk më vije interesant”, ka shtuar më tej McGregor.
Irlandezi kishte presuar që të luftonte me Justin Gaethje në këtë verë, mirëpo ky i fundit luftoi me Tony Fergusonin që e mposhti për titullin e përkohshëm. /Telegrafi/