Conor McGregor ka thënë se meçi kundër Manny Pacquiaon do të ndodhë në këtë vit.
The Notorious do të rikthehet në UFC në takimin ndaj Dustin Poirierit për të dytën herë më 23 janar, derisa qëllimi i tij është që të fitojë titull në boks.
McGregor e ka shijuar një disfatë në ring në vitin 2017 kundër Floyd Mayëeather, derisa tani po e kërkon duelin me Pacquiaon.
“E di se bisedimet janë të intensifikuara dhe gjërat po shkojnë në rrugën e duhur”, ka thënë Conor.
“Kështu siç jemi aktualisht, lufta do të realizohëet këtë vit me Mannyn (Pacquiaon). Çfarë kohe? Nuk jam i sigurt”.
“Por, unë jam i hapur në çdo kohë dhe tashmë kam biseduar me presidentin Dana White dhe UFC do ta përcaktojë çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej irlandezi. /Telegrafi/