Conor McGregor do të rikthehet në këtë fundjavë në Oktogon për t’u përballur me Dustin Poirierin edhe pse në vitin e kaluar kishte marrë vendimin për pensionim.
Si në këtë rast, ishin edhe dy herë të tjera kur ai kishte bërë një gjë të tillë, mirëpo më pas ishte rikthyer.
McGregor është tre herë brenda katër vitesh, mirëpo tani ka sqaruar se përse u pensionua në vitin e kaluar.
“Kishte shumë fjalë për rikthimin tim, isha shumë entuziazmuar që të rikthehesha, doja të rikthehesha”, ka thënë McGregor për ESPN.
“Në të martën pas luftës me Cerronen, kisha një takim me Lornezon dhe Danan për të diskutuar: Çfarë më pas? Por, nuk kisha marrë përgjigje”.
“Doja të provoja diçka të re, mirëpo të them të drejtën ky sport nuk më lëshon dhe duket se do të vazhdoj edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë më tej The Notorious. /Telegrafi/