Chelsea do të shitet, gjë që e ka konfirmuar pronari aktual i klubit, Roman Abramovich.
Tani Conor McGregor është shfaqur si një kandidat i mundshëm për ta blerë klubin.
Abramovich bleu Chelsean në 2003, por u vu nën vëzhgim për shkak të lidhjeve të tij me qeverinë ruse që nisi një pushtim të Ukrainës.
Pse Conor McGregor dëshiron të blejë Chelsean?
Luftëtari irlandez i MMA njoftoi të mërkurën në mbrëmje se do të ishte i interesuar të blejë klubin e Ligës Premier.
“Dëshiroj ta eksploroj këtë”, shkroi ai në një postim në Twitter, i cili përfshinte një pamje të një bisede në ËhatsApp, në të cilën iu tha se Chelsea do të dilte në shitje për 3 miliardë funte.
I wish to explore this. @ChelseaFC pic.twitter.com/ABEjjCqhD7
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) March 2, 2022
McGregor është një tifoz futbolli. Edhe pse klubi i tij i preferuar është Manchester United, ai mund të kërkojë të blejë klubin londinez si pjesë e një konsorciumi.
A mund të përballojë Conor McGregor blerjen e Chelseat?
McGregor u rendit si atleti më i paguar në botë nga Forbes në vitin 2021, megjithatë pasuria e tij neto nuk besohet të jetë afër çmimit të kërkuar prej 3 miliardë funte.
Ai do të duhet të kërkojë të blejë Chelsean si pjesë e një konsorciumi./Telegrafi/