Ai ka qenë duke shijuar rrezet e diellit nga jahti luksoz së bashku me familjen e tij.
Bëhet fjalë për Conor McGregor i cili përmes disa fotografitë të realizuara nga paparacit, është parë në gjendje mjaft të mirë, shkruan Daily Mail.
Ylli i MMA derisa po shijonte pamjen nga oqeani, është shfaqur së bashku me djalin e tij Conor Junior.
Në rend të parë janë theksuar tatuazhet e tij, teksa mbante të veshur një palë pantallona të shkurta, të cilët i mbuluan gjysmën e trupit.
Derisa ai shihej me djalin e tij, e fejuara dhe vajza e tij po qëndronin brenda jahtit luksoz në Francë.
Familja e tij dukej mjaft e lumtur, pasi në shumicën e imazheve ata shfaqeshin të buzëqeshur.
Sidoqoftë, në fillim të këtij muaji ai kishte treguar se është fejuar me të dashurën e tij, Dee, me të cilën kishte një lidhje të gjatë. /Telegrafi/