Conor McGregor ka reaguar në rrjetet sociale pas humbjes nga Dustin Poirier në UFC 257 ta zhvilluar në Fight Island në Abu Dhabi.
Luftëtari irlandez u rikthye në oktogon pas një kohe të gjatë, por rikthimi i tij nuk ishte më i mirë, pasi u mposht me nokaut në gjysmën e raundit të dytë.
Humbja ka lënë shije të hidhur te McGregor, por irlandezi nuk ka hezituar t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen.
Në një postim në profilin privat në rrjetet sociale, ‘The Notorious’ gjithashtu ka lavdëruar kundërshtarin e tij, Poirier.
“Faleminderit për mbështetje të gjithëve! Nuk ishte nata/mëngjesi im, por një garë e shkëlqyeshme për tu përmirësuar”.
“Jam i ngazëllyer në trilogjinë që tani kam në duar. Dustin është një ferr i një konkurrenti dhe unë pres që të ndeshemi përsëri”.
“Zoti na bekoftë të gjithëve, e diel e mbarë”, ka shkruar McGregor në profilin e tij në Twitter.
Ndryshe, meçi i parë i zhvilluar më 2014 është fituar nga McGregor, ndërsa ky i sotmi nga Poirier, duke çuar në barazim 1-1 ndeshjet mes vete. /Telegrafi/
Thanks for the support everyone! Was not my night/morning in there but a great contest to improve on. I’m excited at the blockbuster trilogy I now have on my hands. Dustin is a hell of a competitor and I look forward to going again. God bless us all, happy Sunday ❤️
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) January 24, 2021