Site icon Telegrafi

Conor McGregor në listë të ngushtë për t’u përballur me kampionin e UFC, Kamaru Usman

Kamaru Usman është i gatshëm që t’i jap një mundësi Conor McGregorit që të përballet me të për titullin e UFC.

Kampioni i peshave të lehta dëshiron të mbrojë titullin për herë të dytë, duke zhvilluar një luftë në këtë verë.

Garës për të hyrë në këtë përballje po i prinë Jorge Masvidal, që shihet si kundërshtari më i mundshëm. Mirëpo ai duket se e dëshiron rimeçin me Nate Diaz.

Kamaru Usman (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Kjo gjë ka lënë derën hapur për irlandezin që ka shtuar peshë në 77 kilogramë.

“Kjo do të jetë histori. Disa persona mendojnë se Conor nuk e meriton përballjen me mua”, ka thënë Usman për ESPN.

“Në rregull, por kundërshtari i radhës do të ishte Leon Edwards dhe ai nuk mund të futet në shtet, andaj çfarë?”.

(Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

“Nëse Conor mund të bëjë që kjo luftë të ndodhë, pse nuk do të përballesha me të? Ai ka luftuar në 77 kilogramë dhe dukej shumë mirë”, ka shtuar ai më tej.

McGregor është duke kërkuar një kundërshtar të radhës dhe duket se tashmë e ka gjetur, e më gjasë mund të shikojmë një përballje mes dy yjeve të UFC. /Telegrafi/

Exit mobile version