Pas çdo fitore në UFC fama e Conor McGregor po rritet me hapa gjigant.
Conor u bë personi i parë që mban brezat në të dy kategoritë e UFC (Ultimate Fighting Championship), pasi e nokautoi në raundin e dytë kampionin e peshave të lehta, Eddie Alvarez.
Pas kësaj fitore fama e tij ka prekur kulmin, gjërat kanë shkuar aq larg sa ai dhe Floyd Mayweatherit kanë filluar të ngacmojnë njëri tjetrin në fjalë.
Por, irlandezi është bërë edhe një herë sensacion në media, por këtë herë se largoi një fanse nga fotografia dhe e postoi në Instagram vetëm vetën.
Gjithsesi nuk mungoi përgjigjja nga fansja, Erin Safran, e cila në një postim në profilin e saj në Twitter shkruan:
“Nëse po keni një ditë të keqe vetëm kujtoni se @TheNotoriousMMA (Conor McGregor) më largoi nga fotografia jonë”.
If you're having a bad day just remember @TheNotoriousMMA cropped me out of our photo pic.twitter.com/KIvyUGGM9Y
— Erin Safran (@Erin_Safran) November 12, 2016
Por, Erin nuk u ndal me kaq, ajo postoi fotografinë në Instagramin saj duke e larguar Conorin nga foto dhe shkroi:
“Dua të shfrytëzoj këtë moment t’i kërkoj falje… absolutisht askujt”, ka shkruar fansja, duke cituar fjalët e McGregor pas fitores ndaj Alvarez. /Telegrafi/