Telegrafi

Conor McGregor konfirmon kthimin në UFC, meçi zhvillohet me 18 janar

Conor McGregor . (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Conor McGregor në një konferencë për shtyp ka thënë se do të kthehet me 18 janar 2020 për të luftuar në UFC, përkundër që në fillim të këtij viti ishte pensionuar.

31 vjeçari nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në UFC që nga humbja me rusin Khabib Nurmagomedov në tetor 2018.

Përmes një konference për media McGregor ka thënë se është në një gjendje fizike të shkëlqyer, por ende nuk e di se kush do të jetë kundërshtari i tij.

Conor McGregor . (Photo by Harry How/Getty Images)

“Kjo datë është caktuar, nuk më intereson se kush do të jetë kundërshtari im”, tha fillimisht ai.

Ai ka thënë se është pajtuar me UFC-në për një rikthim, derisa ka konfirmuar se synon rimeçin ndaj Khabib Nurmagomedovit.

“Të duhen 66 ditë për të formuar një shprehi. Tani shkoj në shtrat herët dhe zgjohem herët”.

“Një qasje e strukturuar është çelësi i suksesit. Të gjithë miliarderët duhet të jenë të organizuar. Do të fokusohem në ndeshje dhe s’do të pi alkool”, ka thënë McGregor. /Telegrafi/