Conor McGregor e ka emëruar vetën si më të mirin në histori të MMA, duke përjashtuar nga pozita e parë Anderson Silvan.
Ish-kampioni i peshave të lehta në UFC është i njohur për vetëbesimin e tij të madh, duke ranguar tani në vendin e parë vetën e tij në sportin e arteve të përziera marciale.
“Më i miri. Kam thënë më parë se Anderson Silva është më i miri dhe se unë vij pas tij, por kam ndryshuar mendje. Unë jam në pozitën e parë dhe ai në të dytën”, ka shkruar McGregor në Twitter.
GSP is in at 3. Much less array of finishes but champion status in 2. He is far behind though. Reasons = Left 170 after much damage taken+questionable decision. Never re-engaged 170lb successors. Bottled Anderson fight. Only moved when one eyed fighter presented. Played safe.
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) May 23, 2020
“Në vendin e tretë është GSP (George St Pierre) dhe Jones Jones. Këto vendime vijnë si pasojë e dyshimeve në fitoret e tyre, paraqitjet e tyre dhe gjëra të tjera të dyshimta”, thotë më tej irlandezi.
Por, braziliani Silva konsiderohet si më i miri në MMA, së bashku me Jones, pasi edhe pse kishin rezultuar pozitiv në testet anti-doping, ata ende rangohen lartë. /Telegrafi/