Ylli i UFC-së, Conor McGregor, i është dorëzuar vet policisë pas sulmit që i kishte bërë një autobusi në New York, në të cilin ndodheshin disa aplikues të tjerë të arteve të përziera marciale.
Irlandezi i famshëm së bashku me disa persona të tjerë kanë shkaktuar kaos në Barclays Centre të enjten mbrëma.
Ai është xhiruar duke hedhur një karrocë mallrash dhe kova të plehrave në drejtim të autobusit.
For those asking for the 📹… #ConorMcGregor
Via @TMZ_Sports pic.twitter.com/UhS5EonaoA
— Michelle Joy Phelps (@MichellePhelps) April 5, 2018
Policia ka thënë se nuk ka pasur flet-arrest për McGregor, por ata ishin në kërkim të yllit të MMA për të biseduar në lidhje me incidentin.
Sipas Departamentit të Policisë së New Yorkut, ai kërkohej për ta marrë në pyetje në lidhje me “hedhjen e një karroce mallrash dhe lëndimin e një personi në autobus”.
Police in New York are looking to speak with #ConorMcGregor regarding an alleged assault in Brooklyn, involving a group of MMA fighters. They have confirmed to 3 News that – contrary to reports online – that there is no warrant for McGregor's arrest. More on 3 News at 10 on Be3
— Virgin Media News (@VirginMediaNews) April 5, 2018
The New York Times ka raportuar se policia është duke i vazhduar hetimet, ndërsa UFC ka bërë të ditur se ishin anuluar tri duele në kuadër të UFC 223 që duhej të zhvilloheshin të shtunën.
McGregor nuk ka zhvilluar asnjë meç në UFC që nga nëntori i vitit 2016 dhe këtë javë i është marrë titulli i peshave të lehta, duke qenë se nuk e ka mbrojtur atë.
Hera e fundit që irlandezi kishte zhvilluar një meç ishte dueli i boksit ndaj Floyd Mayweather në gushtin e kaluar. /Telegrafi/