Conor McGregor është sportisti i radhës që ka dhuruar një milionë euro në luftën kundër coronavirusit.
Ylli i MMA-s ka bërë të ditur se ai dëshiron t’i ndihmojë spitalet në vendlindjen e tij në Irlandë kundër pandemisë botërore.
Virusi tashmë ka marrë jetën e shtatë personave në Irlandë, derisa ish-kampioni i peshave të lehta në UFC ka këshilluar që i gjithë vendi të izolohet.
“Sot po i dhurojë një milionë euro për t’u dalë në ndihmë të gjitha spitaleve nga regjioni i Leinster. Regjionit tonë më të prekur”, ka thënë McGregor.
“Ku do të ishim ne pa këta njerëz e gra të guximshëm (mjekët), nuk e di. Zoti i bekoftë ata dhe qëndroni të sigurt”, ka shtuar më tej ai.
Irlandezi më tej shoi se vendi i tij duhet të mbyllet dhe njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi. /Telegrafi/