Conor McGregor dhe e fejuara e tij njoftuan se po presin një fëmijë tjetër përmes një postimi në rrjetet sociale.
Luftëtari i UFC postoi foton e adhurueshme të familjes të veshur me pizhame të Krishtlindjeve që mbanin një skanim me ultratinguj, shkruan DailyMail.
Sportisti irlandez, 32 vjeçar, ngarkoi fotografinë së bashku me të fejuarën Dee Devlin, 33 vjeçe dhe dy fëmijët e tyre në Instagram.
Ai shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve, nga familja ime te e juaja. Kaq shumë për të pritur në vitin 2021”.
Luftëtari në pension i MMA ka dy fëmijë, Conor Jr, i lindur në vitin 2017 dhe një vajzë Croia, e lindur në janar të vitit të kaluar.
Në fotografi, familja pozoi përpara dekorimeve të Krishtlindjeve me qenin e tyre për të treguar ardhjen e tyre të re.
Çifti njoftuan fejesën e tyre më 8 gusht pasi ishin në një lidhje për gati 12 vjet. /Telegrafi/