Nën drejtimin e trajnerit portugez, Sergio Conceicao, AC Milan ka mposhtur me rikthim 3-2 Interin në finalen e Superkupës së Italisë.
Rossonerët arritën ta marrin një fitore të madhe me rikthim ndaj rivalëve Nerazzurr, duke fituar kështu trofeun e parë të sezonit.
Ky triumf erdhi nën urdhrat e trajnerit të ri të tyre, Conceicao, i cili zëvendësoi së fundmi Paulo Fonsecan e shkarkuar.
Oi, oi, oi 🕺#InterMilan #SempreMilan pic.twitter.com/4sU4tnqwMz
— AC Milan (@acmilan) January 6, 2025
Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë për trajnerin 50-vjeçar portugez në krye të skuadrës italiane.
Kështu, Conceicao është bërë trajneri më i shpejtë në historinë e Milanit që nga sezoni 1929/30 që arrin të fitojë një trofe.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Vincenzo Montella, i cili fitoi Superkupën e Italisë në dhjetor 2016 pas 18 ndeshjeve në krye. /Telegrafi/