Pas suksesit si prezantues i ‘Oscars’ 2025, Conan O’Brien do të rikthehet për të drejtuar ceremoninë e 98-të të Çmimeve të Akademisë më 15 mars 2026, në Teatrin Dolby, Hollywood.
O’Brien, 61 vjeç, e konfirmoi lajmin me një deklaratë humoristike, duke thënë: “E vetmja arsye që po rikthehem është për të dëgjuar Adrien Brody të përfundojë fjalimin e tij”.
Kjo ishte një referencë për fjalimin e gjatë të aktorit në ‘Oscars’, shkruan DailyMail.
CEO i Akademisë, Bill Kramer, dhe presidentja Janet Yang shprehën entuziazmin për rikthimin e tij, duke e quajtur “nikoqirin e përsosur”.
‘Oscars’ 2025 theu rekorde pesëvjeçare në shikueshmëri, me 19.69 milionë ndjekës.
Gjatë ceremonisë, O’Brien bëri humor të guximshëm, përfshirë batuta për skandalin e Karla Sofia Gascon dhe veshjen e verdhë të Timothee Chalamet.
Producentët Raj Kapoor dhe Katy Mullan do të rikthehen për të tretin vit radhazi, ndërsa Jeff Ross dhe Mike Sweeney do të jenë pjesë e ekipit organizues.
‘Oscars’ 2026 pritet të jetë një tjetër spektakël i mbushur me momente të paharrueshme dhe humorin e veçantë të Conan O’Brien. /Telegrafi/