Site icon Telegrafi

Collina: Qëllimi është të mos kemi nevojë për përdorimin e VAR-it

Perluigi Collina (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Ish-gjyqtari i njohur italian, Pierluigi Collina, ka pohuar se zyrtarët e ndeshjes duhet të marrin vendime “sikur VAR të mos ekzistonte”.

Komisioneri kryesor i gjyqtarëve të FIFA-s mbush 60 vjeç sot (e enjte) dhe foli për Gazzetta dello Sport rreth qëllimit për teknologjinë e njohur si VAR.

“Gjyqtari duhet të vendosë sikur teknologjia të mos ekzistonte”, ka thënë fillimisht Collina për La Gazzetta dello Sport.

Lexo po ashtu Platini: Isha kundër VAR-it nga dita e parë

“Qëllimi është të mos kemi nevojë për VAR sepse vendimet janë të sakta dhe kjo është arsyeja pse ne punojmë përmes përgatitjes”.

“Gjyqtari duhet të dijë gjithçka rreth lojës, duke analizuar video për të mësuar rreth taktikës dhe karakteristikave të lojtarëve”.

“Në kohën time, ajo u praktikua jashtëzakonisht, sot është një pjesë integrale e përgatitjes”, përfundoi 60-vjeçari italian. /Telegrafi/

Exit mobile version